Filipçe: Kopshtet do të fillojnë me punë në fillim të qershorit

Filipçe: Kopshtet do të fillojnë me punë në fillim të qershorit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se skriningu në kopshtet përfundon javën e ardhshme, duke paralajmëruar se kopshtet e fëmijëve do të fillojnë me punë kah fillimi i qershorit.

“Këtë javë do të duhej të përfundojë skriningu dhe tashmë pas javës së ardhshme kopshtet do të fillojnë me punë, domethënë përafërsisht në fillim të qershorit”, tha Filipçe në intervistën për Televizionin 24.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 19:56

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.