Filipçe: Koronavirusi kulmin në vendin tonë do ta mbërri nga fundi i prillit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 20:50

Filipçe: Koronavirusi kulmin në vendin tonë do ta mbërri nga fundi i prillit

Presim kulmin e koronavirusit në vend për një muaj, në fund të Prillit. Këto janë vlerësimet e epidemiologëve sipas llojit të rritjes së numrit të pacientëve, por edhe sipas masave të paraqitura në periudhën e kaluar, kryesisht në kufizimet e lëvizjes, në kufizimin e kontakteve sociale, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përcjell FLAKA.

Ai theksoi se masat e marra deri më tani janë të mjaftueshme dhe se ora policore, kufizimi i plotë i lëvizjes, kufizimi i lëvizjes së personave të moshuar mbi 67 vjeç dhe mosndërhyrja e tyre tek personat nën 18 vjeç është diçka që ata presin të jap efekt.

“Ne sinqerisht shpresojmë se këto masa do të japin praktikisht rezultate në periudhën e ardhshme, jo për të rritur në mënyrë eksponenciale numrin e pacientëve, por për ta zvogëluar atë numër në mënyrë lineare më pas”, tha Filipçe, në preskonferencë. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 20:50