Filipçe: Maskat për një përdorim nuk duhet të përdoren shumë herë

Desk
By Desk April 28, 2020 10:59

Filipçe: Maskat për një përdorim nuk duhet të përdoren shumë herë

Është shumë e rëndësishme që pajisja mbrojtëse të përdoret në mënyrë të rregullt, që të pengohet rreziku plotësues nga infektimi.

Maska mbrojtëse për një përdorim nuk guxon të përdoret më shumë herë, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Në rekomandimet për vendosjen dhe mbajtjen e drejtë të maskave, të cilat Filipçe i publikoi thuhet se maska duhet të ngjitet për fytyrën, plotësisht të mbulohet goja dhe hunda, nuk duhet të preket me duar të papastra, ndërsa kur të nxirret nuk duhet të preket pjesa e përparme dhe sipas tij paraprakisht duhet të lahen duart.

Desk
By Desk April 28, 2020 10:59