Filipçe: Mbulimi i gojës dhe hundës është mbrojtje kyçe

Desk
By Desk April 22, 2020 20:15

Filipçe: Mbulimi i gojës dhe hundës është mbrojtje kyçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se me këtë zbutje të masave për lëvizje në kombinim të mbajtje së maskës mbrojtëse, në fakt do të thotë forcim i masave parandaluese.

“Mbulimi i gojës dhe hundës në rast kur nuk mund të mbahet distancë, duhet të jetë parandalim kyç nga përhapja e coronavirusit”, tha Filipçe.

Ai thotë duhet të respektohen masat që të mirëmbahet rritja lineare e pacientëve.

“Me këtë sistemi shëndetësor e amortizon numrin e të infektuarve, dhe të gjitha masat që i sjellim janë me rekomandime nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe të argumentuara”, tha Filipçe duke shtuar se na mbetet neve që të përshtatemi dhe t’i respektojmë këto masa.

Desk
By Desk April 22, 2020 20:15