Filipçe: Ministria i realizon kontaktet për vaksinat

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ClickPlus ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit Stevo Pendarovski.
Thotë, se Ministria e Shëndetësisë i ka kryer të gjitha komunikimet për vaksinat.
“Ne i bëjmë kontaktet që nga viti i kaluar si ministri e Shëndetësisë, përmes Kovaks, në mënyrë të drejtpërdrejt”, tha Filipçe.
Nuk ndjen përgjegjësi për vonesën e vaksinave, pasi siç thotë, Ministria ka bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar vaksinat.