Filipçe: Mjekët e rinj aktivisht përfshihen në të gjitha proceset në sistemin shëndetësor

Desk
By Desk 18 Prill, 2019 17:47

Filipçe: Mjekët e rinj aktivisht përfshihen në të gjitha proceset në sistemin shëndetësor

Mjekët e rinj janë fokusi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe në vijim janë më shumë aktivitete për përmirësimin e statusit të tyre, cilësisë së edukimit dhe kushtet në të cilat punojnë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në takimin e sotëm me anëtarë të më shumë shoqatave të mjekëve të rinj dhe mjekëve në specializim.

“Me ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, prej këtij viti për herë të parë në vendin tonë, çdo mjek i ri merr mundësi që të angazhohet në sistemin e shëndetësisë publike. Kjo do të thotë se çdo mjek, i cili do ta përfundojë stazhin e mjekut dhe do të merr licencë për punë, do të përfshihet në sistemin e shtëpive shëndetësore, do të paguhet për punën e tij dhe do të fillojë të përfitojë përvojë në ndihmën e shpejtë, pikat për vaksinim dhe në sistemin për kujdes patronazh. Me këtë reformë, mjekët e rinj kanë mundësi të përfitojnë përvojë, të paquhen për punën e tyre dhe të marrin mundësi për punësim menjëherë pas përfundimit të stazhit.

Po ashtu, thuhet, Ministria e Shëndetësisë, që vitin e kaluar ka siguruar mjete për punën e investuar te mjekët privatë për specializim, me çka ata marrin rrogë për punën e tyre me vlerë të rrogës mesatare të mjekut të përgjithshëm. Gjatë shtatorit, këtë vit do të publikohet edhe konkurs i ri për mjekët privatë në specializim.

“Kujdesi për mjekët në specializim vazhdon edhe në të ardhmen. Ministria e Shëndetësisë çdoherë është e hapur për bashkëpunim dhe komunikim me të gjitha palët e involvuara dhe nëpunësit në sistemin shëndetësor”, qëndron në kumtesë.

Takime të tilla është arritur marrëveshje të realizohen një herë në muaj dhe në atë mënyrë, përmes dialogut konstruktiv mjekët e rinj, thuhet, do të kenë mundësi aktivisht të përfshihen në të gjitha proceset aktuale dhe të ardhshme në sistemin shëndetësor.

Desk
By Desk 18 Prill, 2019 17:47