Filipçe: Në shkolla nuk ka nxënës pozitiv me coronavirus

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 14:53

Filipçe: Në shkolla nuk ka nxënës pozitiv me coronavirus

Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, deri në fund të javës pritet të testohen për Covid-19 rreth 500 nxënës,

pjesë e skriningut që do të realizohet me testimin e gjithsej 8200 nxënësve.

Filipçe tha se deri më tani nuk është regjistruar asnjë nxënës pozitiv me coronavirs.

“Po testohen fëmijët e shkollave ​të mesme në Shkup dhe në disa shkolla fillore në qytete tjera.

Deri më tani, nuk ka asnjë test pozitiv, qoftë në shkollat fillore apo atë të mesme, që është një shenjë e shkëlqyer. Por të presim sepse është ende herët”, deklaroi Filipçe./Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 14:53