Filipçe: Një i burgosur në burgun e Shutkës ka vdekur nga sulmi në zemër, pozitiv në CoVid-19

Driton Zenku
By Driton Zenku April 9, 2020 15:53

Filipçe: Një i burgosur në burgun e Shutkës ka vdekur nga sulmi në zemër, pozitiv në CoVid-19

Ministri i shëndetësisë, Venko FIlipçe ka thënë se një i burgosur në burgun e Shutkës i cili ka vdekur nga sulmi në zemrën ka qenë pozitiv me koronavirusin.

“Ka një i burgosur në burgun e Shutkës që ka vdekur nga sulmi në zemër, nuk ka pasur simptome, temperaturë të lartë. Ai është pranuar me datë 8 mars muajin e kaluar. Në obduksioni pas mostrës së marrë ka dal pozitiv me virusin korona, dhe në këtë moment po bëhen anketë epidemiologjike për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të”, deklaroi Venko FIlipçe, përcjell SHENJA.

Filipçe tha se i burgosuri ka humbur jetën mbrëmë.

 
Driton Zenku
By Driton Zenku April 9, 2020 15:53