Filipçe: Numri i testuar në baza ditore rritet, numri i të diagnostikuarve mbetet përafërsisht i njëjtë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 20:29

Filipçe: Numri i testuar në baza ditore rritet, numri i të diagnostikuarve mbetet përafërsisht i njëjtë

Është mirë që numri i pacientëve të diagnostikuar mbetet i njëjtë pavarësisht se numri i testeve është rritur që nga fillimi, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përcjell FLAKA.

“Ne kemi të njëjtin numër pacientësh të rinj çdo ditë edhe me një numër në rritje të testeve”, tha Filipçe në koferencë për shtyp.

Ai theksoi se midis 200 dhe 300 teste kryhen çdo ditë në të gjitha laboratorët, si privatë ashtu edhe publik.

“Këto ditë laboratori i Institutit të Veterinarisë është përfshirë gjithashtu me 30 teste, plus në tre institucionet private ka rreth 30 teste secila. Unë mendoj se kemi një kapacitet të mjaftueshëm testimi tani”, tha Filipçe.

Ministri njoftoi një donacion prej 20,000 testesh dhe 5,000 testesh nga një prej laboratorëve privatë, për të cilët tha se do të dhurohen gradualisht në përputhje me rekomandimet dhe indikacionet nga epidemiologët. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 20:29