Filipçe: Pacientët me coronavirus janë në gjendje stabile

Desk
By Desk March 6, 2020 19:54

Filipçe: Pacientët me coronavirus janë në gjendje stabile

Ministri i Shëndetësisë sot përmes një konference për shtyp konfirmoi dy raste të reja me coronavirsu.

“Kemi dy raste të konfirmuar me coronavirus. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor nga Dibra të moshës 68 dhe 62. Të dy personat po vinin me autobus nga Bresha e Italisë. Gjatë rrugës ato janë ndalur në Kumanovë, Shkup dhe Dibër”, tha Filipçe.

Ato janë paraqitur tek mjeku amë menjëherë pas shfaqjes së simptomave.

Janë marrë simptomat dhe sot u janë bërë testet. Ata thanë se kanë pasur kontakt vetëm me vëllaun e gruas gjatë qëndrimit në shtëpi.

Desk
By Desk March 6, 2020 19:54