Filipçe: Pas shpalljes së epidemisë nga fruthi, vaksinimi kusht edhe për regjistrim në shkollë

Desk
By Desk April 17, 2019 20:35

Filipçe: Pas shpalljes së epidemisë nga fruthi, vaksinimi kusht edhe për regjistrim në shkollë

Pas shpalljes së epidemisë së fruthit në të gjithë vendin, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se fëmijët e pavaksinuar, përveç në çerdhe, nuk do të pranohen as në shkollë. Ai sqaroi se nuk ka nevojë për ndryshim të rregullativës ligjore që të kërkohet vaksinim i fëmijëve gjatë pranimit në çerdhe apo shkollë, pasi grupi ndërsektorial nga Ministria e Shëndetësisë, Arsimit dhe ajo e Punës dhe Politikës Sociale kanë ardhur në përfundim se imunizimi është i obligueshëm edhe me ligjet në fuqi. Ministri njëherit bëri të ditur se deri të premten të gjitha Qendrat e Shëndetit Publik do të furnizohen me vaksina shtesë MRP.

“Vaksina ka mjaftueshëm, tashmë ka edhe sasi të reja të furnizimit dhe deri të premten do të distribuohen në të gjitha qendrat e shëndetit publi. Ka pasur mungesë të një lloji vaksine për shkak se procedura për furnizimin e asaj vaksine është zëvendësuar me të re. Bëhet fjalë për rivaksinim jo për vaksinë të rregullt dhe këtë vaksinë e zëvendësuam me llojin e ri aceularen, lloj i cili jep më shumë reaksione gjatë vaksinimit dhe që është trend botëror”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Boshnjakovski: Do të intensifikohen masat për vaksinim

Edhe qeveria bën thirrje që të respektohen tërësisht masat e qeverisë dhe rekomandimet për fruthin.

“Të respektohet fuqishëm masa e mosdërgimit të fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe në territorin e tërë shtetit. Po ashtu të respektohet protokolli i lëvizjes së pacientëve me simptoma të fruthit me qëllim që të zvogëlohet barra e klinikave dhe shtëpive të shëndetit në vend”,- theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Po ashtu zëdhënësi qeveritar tha se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë do t’i intensifikojnë masat për vaksinimin e fëmijëve të pavaksinuar deri sa imuniteti i vendit të arrijë nivelin e duhur për t’u çliruar nga rreziqet që i shkakton fruthi. (Tvm2)

Desk
By Desk April 17, 2019 20:35