Filipçe: Publikimet tregojnë se tek pacientët në makina respiratore vdekshmëria është rreth 98 për qind

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 20:53

Filipçe: Publikimet tregojnë se tek pacientët në makina respiratore vdekshmëria është rreth 98 për qind

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se publikimet tregojnë se vdekshmëria tek pacientët të cilët janë vendosur në makinë respiratore, si pasojë e koronavirusit është rreth 98 për qind, duke theksuar se vdekshmëria në vend, prej rreth katër për qind është në kornizën mesatare botërore.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me vdekshmërinë, duke e pasur parasysh se në vendet fqinje është dukshëm më e vogël, dhe nëse po mbrohen kapacitetet spitalore dhe pacientët lihen në mjekim shtëpiak, Filipçe theksoi se kapacitetet spitalore janë të përgatitura edhe për format më të vështira të sëmundjes.

“Kapacitetet spitalore janë të gatshme, ato nuk janë as të stërmbushura, janë të gatshme edhe për trajtimin e formave më të vështira të sëmundjes. Vdekshmëria është diku në korniza botërore, rreth katër për qind në vendin tonë dhe disa herë deri më tani kemi komentuar se bëhet fjalë për sëmundje e cila në formën më të vështirë, kur pacientët janë në makinë respiratore, publikimet tregojnë se vdekshmëria është rreth 98 për qind do të thotë është virus, sëmundje, e cila i sulmon të gjitha organet. Në manifestimin më të vështirë të sëmundjes edhe krahas të gjitha masave të ndërmarra për fat të keq për pacientët nuk mund të bëhet asgjë”, theksoi ministri i Shëndetësisë.

Rreth asaj se në media po vijnë reagime se në Onkologji në Klinikën e Shkupit nuk ka barëra dhe se pritet më shumë orë për trajtim, gjegjësisht për atë se si trajtohen personat të cilët kanë sëmundje të tjera dhe jo koronavirus, Filipçe theksoi se absolutisht me përgjegjësi pohon se nuk ka asnjë anulim apo pritje lidhur me pacientët të cilët duhet të trajtohen me urgjencë.

Në pyetjen nëse do të mbyllet reparti gjinekologjik në Spitalin e Kumanovës, Filipçe u përgjigj se në këtë periudhë spitali do të jetë tërësisht funksional.

Rreth asaj, nëse dihen të gjitha kontaktet e floktarit nga Koçani i cili vdiq para disa ditësh si pasojë e Kovid-10, ministri theksoi se beson se intervistat i kanë dhënë të dhënat.

“Nëse dikush dyshon se është pjesë e njëfarë zinxhiri të bartjes së mundshme të sëmundjes mundet në çfarëdo kohe ta alarmojë Qendrën për Shëndet Publik”, theksoi Filipçe.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 20:53