Filipçe sërish paralajmëron orë policore, ja kur mund të vendoset

Desk
By Desk October 20, 2020 21:36

Filipçe sërish paralajmëron orë policore, ja kur mund të vendoset

Spitalet po mbushen me shpejtësi, tha sonte Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përcjell FLAKA.

Nuk ka shtretër spitalorë të lirë në repartet infektive në Kumanovë, Shtip dhe Strumicë dhe repartet në Kavadarci dhe Gostivar ka filluar të mbushet. Që nga sot, pacientët janë vendosur në spitalin modular në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Filipçe tha se ambientet spitalore janë një nga parametrat kryesorë. Nëse vlerësohet se këto objekte, të cilat duhet të jenë rezervë, janë përmbushur, atëherë patjetër do të rekomandojë orë policore, tha Filipçe. FLAKA

Desk
By Desk October 20, 2020 21:36