Filipçe: Shëndetësia është në rrugën e duhur, jemi duke projektuar spital të ri të përgjithshëm në Strugë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 19, 2019 22:21

Filipçe: Shëndetësia është në rrugën e duhur, jemi duke projektuar spital të ri të përgjithshëm në Strugë

Ashtu si në dy vitet e kaluara, ne vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë, pajisje, sistem dhe punësim, veçanërisht të të rinjve në kujdesin shëndetësor, tha kryetari i Komisionit Shëndetësor të LSDM-së, Venko Filipçe, në debatin e “Në rrugë të drejtë”, organizuar nga LSDM në Strugë, përcjell FLAKA.

Nuk ka nevojë që mjekët e rinj të mendojnë për të shkuar jashtë vendit, ata duhet të qëndrojnë këtu për të punuar, përmirësuar dhe siguruar kujdes shëndetësor për njerëzit tanë, tha Filipçe, dhe theksoi se kjo masë do të mundësonte të gjithë mjekët që mbarojnë shkollën mjekësore, të punësohen për gjashtë muja menjëherë, dhe nga viti i ardhshëm kjo masë do të rritet nga viti në vit.

Ai shtoi se më shumë se 5,000 miratime janë dhënë për punësim në institucione shëndetësore në të gjithë vendin, kështu që nuk ka asnjë strukturë shëndetësore ku kapaciteti i personelit nuk është rritur për të paktën 10 përqind.

Filipçe gjithashtu iu referua masave të tjera për promovimin e shëndetësisë, të tilla si heqja e kuotave të ilaçeve, rritja e kapitacionit për mjekët amë, ilaçe të reja për sëmundje të rralla, lloje të reja të insulinës.

Filipçe njoftoi se po fillon projektimi i një Spital të ri të Përgjithshëm të Strugës, i cili do të ndërtohet në rrugën për në Qafë Thanë.

Rregullimi i çatisë së qendrës së dializës në Strugë fillon javën e ardhshme, e cila së shpejti do të marrë edhe 5 aparate të reja për dializë, njoftoi Filipçe në tribunën qytetare në Strugë. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 19, 2019 22:21