Filipçe thotë se e kanë paraparë valën e vjeshtës dhe rritjen e numrit të të infektuarve

Desk
By Desk October 27, 2020 21:24

Filipçe thotë se e kanë paraparë valën e vjeshtës dhe rritjen e numrit të të infektuarve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në televizionin Telma sonte tha se kanë paraparë rritjen e numrit të të infektuarve.

“Rritjen e numrit të të infektuarve e parapamë gjatë muajve të verës. Nuk e parapamë vetëm ne, por e gjithë Evropa. Shqipëria, Serbia, Kroacia, gjithkund ka rritje enorme”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe potencoi se Maqedonia nuk ka pasur heqje të plotë të masave dhe se ka pasur vazhdimisht masa kundër përhapjes së coronavirusit.

“Ishim të vetëdijshëm se na vjen vala e vjeshtës. Kishim rënie gjatë muajit gusht dhe shtator. Pse e prisnim valën? Njerëzit u kthyen nga pushimet, dhe filloi shkelja e masave për tubime publike, koncerte etj”, tha Filipçe. FLAKA

Desk
By Desk October 27, 2020 21:24