Filipçe: Trajtimi i pacientëve të tjerë të cilët nuk kanë Kovid-19 po zhvillohet normalisht

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 18:18

Filipçe: Trajtimi i pacientëve të tjerë të cilët nuk kanë Kovid-19 po zhvillohet normalisht

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se rrjedhja e përgjithshme e trajtimit të pacientëve të tjerë, të cilët nuk janë të infektuar me koronavirus po zhvillohet normalisht dhe se deri më tani nuk janë përballur me kurrfarë problemi.

“Është bërë rishpërndarja e pacientëve këtu ku ishte frekuenca më e madhe dhe goditja, ndërsa ky është spitali “8 Shtatori” dhe Qendra Klinike. Një pjesë e pacientëve të cilët janë trajtuar në repartet për trajtim intensiv në spitalin “8 Shtatori” janë transferuar në Klinikën për Anestezi dhe Reanimacion për trajtim të mëtejshëm intensiv me qëllim që këto kapacitete plotësisht  të dedikohen, gjithashtu si edhe Klinika Infektive për trajtimin e pacientëve me Kovid-19. Në pjesën e trajtimit intensiv, kjo bëhet në koordinim të përditshëm midis drejtorëve të institucioneve, koordinimit tonë dhe mbikëqyrjes së të të gjithë procesit nga Ministria”, tha Filipçe duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Në këtë kuptim, shtoi ministri, ka një numër të mjaftueshëm të shtretërve, shtretërve  intensiv për trajtim të këtyre pacientëve, por edhe për trajtim të pacientëve të tjerë.

“Me organizim të mirë arritëm ky sistem i trajtimit edhe për pacientët e tjerë plotësisht të jetë nën kontroll”, tha Filipçe.

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 18:18