Filipçe u takua me kryetarët e Lidhjes së diabetikëve dhe Asociacionit të diabetit fëmijëror “BallansMK”

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 20:03

Filipçe u takua me kryetarët e Lidhjes së diabetikëve dhe Asociacionit të diabetit fëmijëror “BallansMK”

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot u takua me kryetarin e Lidhjes së diabetikëve, Bojan Kirov dhe kryetaren e Asociacionit të diabetit fëmijëror “BalansMK”, Natasha Despotovska -Dimitrievska.

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtuan se vitin e kaluar janë sjellë tri lloje të reja të insulinës, të cilat janë gjenerata më e re e ilaçeve, prej të cilave “trebisa” është i dedikuar për fëmijët. Në mënyrë shtesë, janë blerë edhe 10 pompa të insulinës.

Deri në fund të kësaj jave, siç theksojnë, do të arrijnë matës me sensor për matjen e vazhdueshme të glikemisë së gjakut, ndërsa menjëherë pas procesit zgjedhor do të blihen matës me sensor për të gjithë fëmijët me diabet të tipit 1.

Me këtë, dukshëm do të lehtësohet gjendja e fëmijëve. Shpërndarja e matësve me sensor do të zhvillohet me rekomandim të mjekëve endokrinologë nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve. Me ndërprerjen e importit paralel të ilaçeve është garantuar cilësia e insulinës dhe pacientët me diabet kanë terapi më cilësore dhe në vazhdimësi janë furnizuar me insulinë në afatet përkatëse dhe me cilësi më të mirë. Për momentin, ka sasi të mjaftueshme të të gjitha llojeve të insulinës, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 20:03