Filipçe: Vala e vjeshtës ka rënduar laboratorët e testimit, ne jemi duke punuar për gjetjen e një zgjidhjeje për termine të rinj

Desk
By Desk October 23, 2020 21:11

Filipçe: Vala e vjeshtës ka rënduar laboratorët e testimit, ne jemi duke punuar për gjetjen e një zgjidhjeje për termine të rinj

Vala e fortë e vjeshtës ka rënduar laboratorët e testimit, por ata po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje për termine të rinj, informoi sonte Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në profilin e tij në Facebook, përcjell FLAKA.

“Këtë fundjavë të gjithë laboratorët do të punojnë me kapacitet të plotë për të arritur përpunimin e testeve, dhe sot kemi biseduar për hapjen e termineve të rinj në fillim të javës së ardhshme. Të gjitha objektet janë të angazhuara maksimalisht, kolegët punojnë në tre ndërrime. Besoj se shpejt do të gjejmë një zgjidhje për të kapërcyer situatën”, theksoi Filipçe. FLAKA

Desk
By Desk October 23, 2020 21:11