Filipçe vlerëson se është amortizuar goditjen ndaj sistemit shëndetësor

Driton Zenku
By Driton Zenku April 9, 2020 15:57

Filipçe vlerëson se është  amortizuar goditjen ndaj sistemit shëndetësor

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp u ka bërë thirrje qytetarëve që në periudhën që vjen t’i respektojnë masat për izolim në mënyrë që të amortizohet momenti i arritjes së kulmit nga koronavirusi.

 “Vlerësoj se e kemi amortizuar goditjen ndaj sistemit shëndetësor. Kërkojmë nga qytetarët mbështetje, ajo është të respektohen masat. Të mos ketë lëvizje, të respektohet kufizimi i lëvizjes, sepse vetëm kështu do të vijmë në ditën kur do të themi se kjo ja ka vlejte, dhe vetëm atëherë do të mund ta kthejmë jetën në normalitet”, deklaroi ministri Filipçe.

Driton Zenku
By Driton Zenku April 9, 2020 15:57