Fillimi i gjysmëvejtorit të ri, vendimi para fillimit të gjysmëvjetorit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:02

Fillimi i gjysmëvejtorit të ri, vendimi para fillimit të gjysmëvjetorit

Gjysëmvjetori i dytë do të fillojë online apo me prani fizike është çështje që po preokupon nxënësit dhe kuadrin arsimor por ende autoritetet shëndetësore nuk kanë përgjigje sepse siç thonë vendimi do të varet nga situata epidemiologjike.

Infektologja Osmani vlerëson me prani fizike, duke respektuar masat.

Për atë se cili do të ishte opcioni i duhur TVM 2 pyeti infektologen Arlinda Osmani, e cila konsideron se viti shkollor duhet të fillojë me prani fizike, ndërsa nxënësit dhe kuadri arsimor duhet me përpikshëri tu përmbahet protokolleve të caktuara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

“Mendoj që viti shkollor duhet të fillojë me atë që tw ju përmbahemi protokolleve që janë të caktuara nga komisioni për sëmundje ngjitëse. Masat ne i dimw, ato janë mbajtja e maskave, larja e duarve, distanca fizike dhe vaksinimi. Vatër përhapje infeksioni paraqet grumbullimi i personave në ambiente të mbyllura ku nuk respektohen masat për parandalimin e sëmundjes përkatëse ngjitëse” – tha infektologja, Arlinda Osmani.

Vendimi përfundimtar se si do të fillojë viti shkollor do të dihet pak para fundit të pushimit dimëror bëri të ditur Komisioni për sëmundje infektive i cili vendimin përfundimtar do ta merr duke u bazuar në situatën mometale epidemiologjike me “Covid 19”. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:02