Fillimi i  sezonit të gjuetisë në Maqedoninë e Veriut shkoi keq

Fillimi i  sezonit të gjuetisë në Maqedoninë e Veriut shkoi keq

Fillimi i  sezonit të gjuetisë në Maqedoninë e Veriut shkoi keq. Një person tridhjetë e një vjeç nga fshati Bogorodicë vdiq sot gjatë një gjuetie në malin Kozhuf. MPB-ja njofton se 31 vjeçari ishte goditur nga një plumb nga B.GJ (52) nga Gjevgjelia dhe vdiq në vendin e ngjarjes. Vdekjen u ka konstatuar mjeku nga Qendra e Urgjencës Mjekësore në Gjevgjeli”, shkruan Flaka 

Personi B. GJ është ndaluar në stacionin policor, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Sezoni i gjuetisë përmban në vete edhe respektimin e detyrimeve nga ana e çdo gjeutari që ushtron këtë sport argëtues.

Në fillim të sezonit, Policia i paralajmëroi gjuetarët dhe adhuruesit e gjuetisë sportive se me fillimin e sezonit të gjuetisë do t’i përforcojë kontrollet dhe gjuetinë e paligjshme.

Gjuetia në periudhën e ardhshme dukshëm do të intensifikohet, veçanërisht për fundjavat dhe për festat.

“Me qëllim që me kohë të parandalohen veprimet e paligjshme të individëve, ndërsa edhe gjuetarët me kohë dhe drejtpërdrejt të informohen për pasojat nga veprimet e tilla, SPB Tetovë bën apel që në mënyrë konsekuente të respektohet Ligji për gjueti”, deklaroi Marjan Josifovski zëdhënës i SPB Tetovë.

Sanksionet për mosrespektim të dispozitave të Ligjit për gjueti janë tejet rigoroze dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe pa përjashtime do të zbatohen ndaj të gjithëve njësoj, pa dallim nëse bëhet fjalë për gjuetarë p fillestarë apo me përvojë në këtë sport rekreativ, gjegjësisht hobi

Gjuetia e paligjshme paraqet vepër penale, për të cilën janë paraparë gjoba në para apo me burg prej tre muaj deri në tre vjet, varësisht nga ajo – kur dhe ku dhe çfarë është gjuajtur (neni 228 nga Kodi Penal).

Me fillimin e sezonit të ri për gjueti, SPB Tetovë në bashkëpunim me shërbimet e tjera, dukshëm do t’i përforcojë kontrollet nëpër vendet për gjueti në zonën dhe do të ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse parandaluese dhe të tjera për parandalim dhe sanksionim të gjuetisë së paligjshme. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 5, 2019 09:21

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA