Filloi emërimi e ambasadores së re të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut

Desk
By Desk May 2, 2019 20:20

Filloi emërimi e ambasadores së re të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut

Procedura për emërimin e ambasadores së re të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Meri Bërns, filloi sot në Senatin me paraqitjen e saj para Komitetit për punë të jashtme, njoftoi korrespodenti i MEDIAL-s nga Uashingtoni.

Bërns në nëntor vitin e kaluar u emërua nga presidenti i SHBA-së për ambasadore e re të SHBA-së në vendin tonë, në vend të ambasadorit të deritanishëm Xhes Bejli.

Etapa e ardhshme është emërimi i saj nga ana e Dhomës së Epërme të Kongresit amerikan. Procedura fillon me paraqitjen e saj para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit, e pastaj emërimi formalisht duhet të votohet në këtë trup ligjdhënës.

Bërns është e lindur në shtetin federal Floridë. Ajo është diplomate me karrierë nga Shërbimi i lartë për punë të jashtme në Departamentin e Shtetit dhe ka rang të ministrit-këshilltar.

Sot në Komitetin e punëve të jashtme të Senatit paraqitje të veten kishte edhe ambasadori i sapoemëruar i SHBA-së në Turqi, Dejvid Majkël Saterfild.

Desk
By Desk May 2, 2019 20:20