Filloi heshtja zgjedhore dhe deri të dielën në ora 19:00 kur mbyllet votimi

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 23:51

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga ora 00:00 e së shtunës ka  hyrë në fuqi heshtja zgjedhore 24 orëshe para ditës së votimit, njofton Agjencia e Lajmeve Flaka. 

Kështu, sonte në mesnatë filloi heshtja zgjedhore dhe deri të dielën në ora 19:00 kur mbyllet votimi, nuk duhet të ketë aktivitete propaganduese në terren dhe media.

Gjatë ditës së shtunë duhet të votojnë rreth shtatë mijë qytetarë. Nga KSHZ, thonë se i kanë përfunduar të gjitha parapërgatitjet.

Komisionet komunale gjatë ditës së nesërme do ta distribuojnë këtë material në Këshillat zgjedhor, gjithashtu do të votojnë edhe personat e sëmurë dhe të paaftë të cilët janë paraqitur në afatin e duhur kohor deri tek KKZ-të dhe kërkesat e të cilëve janë të miratuara. Do të votojnë gjithashtu edhe votuesit të cilët gjenden nëpër burgje”, deklaroi Admir Shabani, KSHZ.

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, thonë se janë të gatshëm të sigurojë proces zgjedhor demokratik.

“MPB-ja është e gatshme në tërësi të sigurojë atmosferë të sigurt dhe të denjë në të cilën çdo qytetar i joni do të mund ta realizojë të drejtën e tij të votës. Jemi të përgatitur dhe të vendosur, pa kompromis ta parandalojmë çdo përpjekje për prishjen e procesit zgjedhor pavarësisht ku dhe nga kush”, tha Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

Fushata zyrtarisht filloi më 1 prill, ndërsa zgjati deri të premten, 19 prill pas çka vijon heshtje zgjedhore 24 orëshe para ditës së votimit.

Për 19 ditë, në terren vijoi fushata parazgjedhore edhe e kandidatëve për kryetarë të komunave në Ohër, Novo Sellë dhe në Dibër, për të cilët zgjedhja mbahet së bashku me zgjedhjet presidenciale për të cilat rrethi i parë i zgjedhjeve është caktuar për
më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë për më 5 maj. Flaka

 

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 23:51