Filloi paraqitja, por nuk ka vaksina kundër gripit!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:28

Filloi paraqitja, por nuk ka vaksina kundër gripit!

Vendi ende është në pritje të vaksinave për gripin stinor. Megjithëse janë porositur 40 mijë doza për këtë sezon, autoritetet shëndetësore akoma nuk kanë një datë se kur ato mund të arrijnë për tu imunizuar popullsia. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se për të tretin vit radhazi të moshuarit mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatzënat, të punësuarit në sistemin shëndetësor dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç vaksinimin do ta kenë falas.

“Për shkak të rritjes së kërkesës në nivel global për vaksinat kundër gripit, bëhen përpjekje që sasitë e vaksinave të arrijnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Theksojmë se nuk është vonë që qytetarët të vaksinohen kundër gripit në nëntor dhe dhjetor sepse sipas të dhënave epidemiologjike kjo virozë pikun e ka arritur në fund të muajit shkurt”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Qytetarët që shprehin interesim për tu vaksinuar, që sot termin mund ta bëjnë përmes vakcinacija.mk. Sistemi “Termini im” do të njoftoj të interesuarit me sms porosi që kur do të kenë mundësi të dozohen.

Megjithëse filloi paraqitja on-line për vaksinim kundër gripit stinor, mjekët amë thonë se jemi vonë. Sipas doktorit Sedat Lumani koha ideale për vaksinim kundër kësaj virozë stinore është deri në mes të nëntorit meqë imuniteti duhet të krijohet pas 40 ditësh, kohë që përkon me nisjen e gripit stinor.

“Organizmit i duhet diku 40-45 ditë që të arrij imunitet kundër atij virusi, kurse sezoni i gripit fillon nga janari deri në maj, kjo dmth që është koha e fundit që duhet të jepet. Zakonisht vaksina jepet nga 15 tetor deri 15 nëntor duhet të jepen komplet vaksinat. Ka interesim të pacientëve që çdo vite janë vaksinuar, na paraqitet kërkojnë terminë por për fat të keq deri më tani nuk ka vaksina”, deklaroi Sedat Lumani, Mjek amë.

Sipas autoriteteve vaksinimi kundër gripit stinor nuk mbron nga virusi korona, andaj sugjerojnë që ti marrin të dy llojet e vaksinave. Meqë simptomat janë të njëjta gripi stinor pritet të ndikoj edhe në përshpejtimin e valës së re të pandemisë që sipas parametrave epidemiologjike do të vij shpejtë.

“Grupet e rrezikut nga gripi janë të njëjtat në rrezik më të lartë nga Covid 19, prandaj rekomandohet vaksinimi edhe ndaj gripit. Kjo do të shmangë ngarkesën shtesë në sistemin shëndetësor, sepse personat me grip do të shtroheshin në qendrat për kovid”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Për të mos ngarkuar sistemin shëndetësor ata bëjnë thirrje që deri në pritje të vaksinimit të kenë kujdes me kontaktet në ambientet e brendshme, të bartin maska dhe të mbajnë pastërtinë personale./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:28

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...