Filloi skriningu i targetuar me teste PSR

Desk
By Desk May 13, 2020 14:47

Filloi skriningu i targetuar me teste PSR

 Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se filloi skriningu i targetuar i disa kategorive të caktuara të pacientëve për CoVid-19.

“Prej sot fillon skriningu i disa kategorive të caktuara kritike. Fillojnë me të punësuarit në kopshte, me qëllim që paralelisht me këtë proces me të cilin bëhet përgatitje e protokollit për punë të kopshteve, ato vendosen në funksion. Vlerësojmë se kjo është qasja më e mirë, sepse edhe në ato bartës të pavetëdijshëm të virusit do të jemi në mundësi që kontaktet t’i vendosim në izolim. Për këtë edhe e quajtëm skrining i targetuar”, tha ministri Filipçe.

Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç theksohet, janë të hapura pika për marrjen e strishove të pacientëve të cilët janë të dërguara nga mjekët amë me sikrining paraprak për Kovid-19 në hapësirat e qendrave të shëndetit publik dhe njësitë e tyre rajonale, ndërsa për Qytetin e Shkupit në poliklinikat e ISHP Shtëpia e Shëndetit – Shkup.

Skriningu i targetuar për të punësuarit në kopshte zbatohet në protokoll të veçantë dhe me marrjen e strishove në pikat me orarin tashmë të definuar të punës prej orës 8 deri në orën 14.

Caktimi për marrjen e strishos për të punësuar në kopshte bëhet përmes marrëveshjes mes Qendrës së Shëndetit Publik ose Njësinë Rajonale nga territori i ISHP/NJR përkatëse. Orari për marrjen e strishove është sipas orarit tabelar. Zbatohet Protokoll për marrjen e materialit biologjik (strisho) nga pikat për skrining të personave në rrezik nga KOVID-19 sa i përket shfrytëzimit të PMP dhe marrjen e materialit biologjik, informojnë nga Ministria.

 

Qendra e Shëndetit Publik dhe Instituti i Shëndetit Publik bënë plan për skrining të personave për të cilat vlerësohet se janë në kategori kritike. Në këtë skrining do të testohen punonjësit shëndetësor, të punësuar në kopshte, të punësuar në shtëpitë për përkujdesje të personave të moshuar, pacientë me sëmundje kronike të cilat ishin shtyrë, pacientë në terapi biologjike. Skriningu do të bëhet me teste PSR, ndërsa qëllimi i testimit është që të identifikohen bartësit asimptomatikë të virusit – gjegjësisht persona të cilët janë të infektuar, e nuk janë të vetëdijshëm për këtë sepse nuk kanë simptoma. Me këtë strategji, do të mundësohet vlerësim më cilësor për mundësinë e lehtësimit të masave restriktive, por edhe rritjen e numrit të testeve, qëndron në kumtesë. 

Desk
By Desk May 13, 2020 14:47