Fillon skriningu i popullatës në Dibër, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë

Desk
By Desk April 24, 2020 20:17

Fillon skriningu i popullatës në Dibër, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot kumtoi se fillon skriningu i imunitetit të popullatës në Dibër, gjë që në periudhën e ardhshme duhet të zbatohet në territorin e gjithë shtetit.

Situata në Dibër tashmë gjatë kohë është e qëndrueshme, aktive janë vetëm tre taste dhe nuk kemi raste të reja të konfirmuara.

“Kjo ishte një bazë e shkëlqyeshme për fillimin e skriningut. Pas bisedimeve fillestare me mjekët e familjes që treguan disa gjëra që i konsiderojnë problematike në lidhje me zbatimin e skriningut, testet atje u dërguan dhe në periudhën në vijim do të zhvillohet në tre kategori qytetarësh, diçka që si strategji, me siguri, në në muajt e ardhshëm, si testim i imunitetit të popullatës, duhet të bëhet në territorin e të gjithë vendit, megjithëse në një fazë të mëvonshme të epidemisë në vendin tonë”, tha Filipçe.

Të gjitha infermierëve të patronazhit që janë punësuar me kontratë dhe që janë të interesuara të punojnë, tha Filipçe në konferencën e rregullt për shtyp, do t’ju vazhdohet kontrata.

“Mjetet financiare nga ana e FSHM-së janë të siguruara. Do të punësohen një numër shtesë i infermierëve të patronazhit, atje ku do të tregojnë interes për gjithë ata, sipas nevojës së madhe të punonjësve shëndetësorë në të gjitha ISHP-të”, tha ministri.

Desk
By Desk April 24, 2020 20:17