Fillon vaksinimi i nxënësve në të gjitha shkollat

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 15:24

Fillon vaksinimi i nxënësve në të gjitha shkollat

Në terren sot ka filluar të realizohet vaksinimi kundër fruthit, ku do të përfshihen 11 shkolla në 4 komuna të Shkupit dhe më shumë se 480 nxënës të pa vaksinuar. Ekipet mjekësore filluan me punën e tyre nga shkolla fillore “ Jan Amos Komenski”, në Karposh 3 shkollë në të cilën, sipas drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit-Shkup, Zllate Memedoviq, duhet të bëhet vaksinimi i rreth 50 fëmijëve. Megjithatë gjatë paradites, sipas tij, në këtë shkollë deri në orën 10 e 30 janë vaksinuar vetëm dy fëmijë.

Sipas  informacioneve që kemi në raundi i parë i vaksinimit në terren,  nga 3800 fëmijë, vetëm 300 prej tyre ishin të vaksinuar. Prandaj në 10 ditët në vazhdim planifikojmë ta përsërisim këtë vaksinim në terren dhe të rrisim numrin e fëmijëve të vaksinuar”-tha Zllate Memedoviq, drejtor i Shtëpisë Shëndetësore -Shkup.  

Sipas tij, tentativa e parë për vaksinim në terren ishte para disa kohësh dhe e njëjta nuk pati sukses për shkaqe organizative, sepse nuk ka pasur bashkëpunim shtëpitë e shëndetit në nivel lokal.

Tani është më e lartë vetëdija për atë se sa është i nevojshëm ky vaksinim. Ministria e Arsimit është përfshirë në mënyrë aktive në përkrahje të procesit të vaksinimit në shkolla. Ministria e Shëndetësisë dha rekomandime të qarta dhe urdhër  për atë se si duhet të zhvillohet dhe presim që këtë herë përqindja të jetë më e lartë”-pohoi Zllate Memedoviq, drejtor i Shtëpisë Shëndetësore -Shkup.  

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se gjatë një ditë më parë janë hasur 13 raste të reja të personave të prekur nga fruthi, dy prej të cilëve janë mbajtur për trajtim në spital. Bëhet fjalë për një fëmijë  një vjeç e gjysmë nga Kumanova, i pa vaksinuar dhe  një foshnjë  një muajsh nga Krushopeku i Sarajit, i pa vaksinuar. Në klinikë momentalisht janë të hospitalizuar gjithsej 46 persona, 25 fëmijë dhe 16 të rritur. Përveç një pacienti 16 vjeçar i cili është në repartin për mjekim intensiv dhe është në rrezik për jetën, në gjendje të komplikuar janë edhe dy fëmijë dhe një i rritur. Epidemia e fruthit në gjithë territorin e vendit u shpall javën e kaluar.

Evi Shkopi     ALSAT

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 15:24