Filluan gërmimet arkeologjike në lokalitetin arkeologjik “Kalaja” në fshatin Raven

Filluan gërmimet arkeologjike në lokalitetin arkeologjik “Kalaja” në fshatin Raven

Ekipi i të punësuarëve të Institutit Nacional Qendra për Konzervim në Gostivar nën udheheqj e d- r Sanja I.Velkoska në bashkëpunim me Bunjamin Xhemailin prej Muzeut Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe konsulent profesional nga Fakulteti Filozofik profesor Dr. Viktor Lilçik Adams si dhe pjestarët e jashtë arkeologot Daniell Gjorgjevski dhe Sali Islami, kryejnë gërmime arkeologjike në lokalitetin arkeologjik “Kalaja” në fshatin Raven, transmeton Flaka 

Në këto gërmime arkeologjike janë të përfshirë edhe student nga Insitituti i Historisë së artit në Arkeologji në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit Kirili dhe Metodi Shkup.

Këto gërmime arkeologjike relizohen në kuadër të programit vjetor të Institutit Nacional Qendra për Konservim në Gostivar, ndërsa projekti financiarisht mbështetet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut si pjesë e programit vjetor të vitit 2019.

Raveni si fshat është shumë i vjetër, duke u bazuar në burimet gojore, fshati Raven në kohën ilire ka ekzistuar si qytet po me të njëjtin emër, në atë kohë të sunduar nga perandoria Romake.

Ekzistimin e Ravenit si qytet e dëshmojnë edhe gjurmët të cilët i hasim edhe sot e kësaj dite, siç është kalaja e cila ndodhet në anën jugore të fshatit, që në atë kohë ka qenë baza e ushtrisë së atëhershme, si dhe manastiri, varrezat të cilat janë shpërndarë në tre pjesë të fshatit.

Si rezultat i luftërave të vazhdueshme dhe përhapjeve të sëmundjeve të ndryshme, bën që të zhduket qyteti dhe populli.

Më pas vendi u mbipopullua duke u vendosur në toka pjellore, aty ndërtuan fshatin bashkë me të edhe jetën duke zhvilluar bujqësinë, blegtorinë, zejtarinë, e të tjera, të cilat kanë qenë edhe si profesione kryesore të banorëve të atëhershëm. Flaka

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 11, 2019 10:45

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA