Filmi më i vlerësuar ii gjith festivaleve ndërkombëtare vjen në Tetovë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 13, 2020 20:02

Filmi më i vlerësuar ii gjith festivaleve ndërkombëtare vjen në Tetovë

Pas premierës së mbrëmshme që pati në Tiranë, sonde, në kuadër të Festivalit të filmit TIFF ODA 2020, do të shfaqet filmi i regjisorit Fatos Berisha, “Cirku Fluturues”.

Premiera e këtij filmi në që për herë të parë do të shfaqet në Maqedoninë e Veriut sonde, do fillojë në orën 19:00 në Shtëpinë e kulturës në Tetovë.

Ditë më parë, po i njëjti regjisor, në Festivalin e filmit “War on screen IFF”, ka marrë një nga çmimet më të rëndësishme të festivalit të lartpërmendur në Francë, atë të Jurisë, apo “Grand Jury Prix”, duke u bërë kështu, një film tejet i vlerësuar ndërkombëtarisht.

Filmi Cirku Fluturues, rrugëtimin e tij ndërkombëtar e ka filluar vit më parë, me premierën botërore që është shfaqur para publikut në Talin të Estonisë për të vijuar më pastaj, edhe në festivale të tjera grandioze, siç është ai i Kalifornisë, Santa Barbara Film Festival. Edhe në këtë festival, Cirku Fluturues mori çmimin filmi më i mirë ndërkombëtar.

Filmi Cirku Fluturues, për publikun tonë, sillet nga drejtuesit e festivalit TIFF ODA 2020, ndërsa në të, publiku tetovar, do të mund të sheh bashkë aktorët më të mirë të trojeve shqiptare, Kosovë – Shqipëri.

Risia e natës së sontme të shfaqjes së këtij filmi, i cili grabiti çmimet më të mira të festivaleve brenda dhe jashtë shtetit, është pikërisht zbarkimi i stafit të filmit në shtëpinë e kulturës në Tetovë. Me ç`rast, publiku Tetovar, do të ketë mundësinë që të njihet nga afër edhe me regjisorin e filmit Fatos Berisha, por edhe me producentët dhe disa prej aktorëve. Filmi “Cirku Fluturues” shfaqet sonde, në kuadër të kategorisë Cine Ballkan panorama, dhe ka një kohëzgjatje prej 115 minutave.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 13, 2020 20:02