Filtër: I pavërtetë informacioni që Ambasada Amerikane ka publikuar organogram për punësimet në M-NAV ❌

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Janar, 2024 11:02

Filtër: I pavërtetë informacioni që Ambasada Amerikane ka publikuar organogram për punësimet në M-NAV ❌

FiltërFlaka dhe Gostivari Sot, verifikoi informacionin – organogramin për M-NAV që nje faqe jo zyrtare dhe pa identitet në Facebook me emër “Drejt Amanetit”, pretendon ta paraqes si dokument të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Shkup.

Duke mos analizuar të dhënat që përmban organogrami i publikuar, por vetëm burimin e informacionit – U.S Embassy Macedonia, Filtër konstatoi që në komunikimet zyrtare të ambasadës amerikane në Internet – Facebook, Instagram, X dhe web nuk ka një njoftim zyrtar me përmbatje të tillë, andaj shpall dokumentin si informacion të rrejshëm – Fake News.

Nga kjo faqe e rrejshme në Facbook, edhe më herët janë publikuar informacione të rrejshme për sondazhe dhe informacione të tjera që nuk kanë qenë të sakta.

Keqpërdorimi i emrit të institucionit, qoftë ambasadë, ministri, qeveri, parlament, OJQ, komunë, për të prezantuar informacione të rrejshme në emër të tyre, është shkelje ligjore dhe kualifikohet si vepër penale.

Dokumentet e prezantuara si dokumente dhe që përmbajnë logo, vulën apo titullin e institucionit, pa autorizim, të falsifikuara dhe tendencioze dhe që përmbajnë dozë të shpifjes dhe keqpërdorimit, janë vepra që në Maqedoninë e Veriut dënohen edhe me burgim.

Me  miratimin dhe plotësimet e Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, në Nëntor të vitit 2022, rregullohet përgjegjësia civile për dëmin e shkaktuar nderit dhe reputacionit të personit fizik ose juridik me ofendim dhe shpifje.

Kufizimet e lirisë së shprehjes dhe informimit rregullohen ligjërisht duke përcaktuar kushte strikte për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, në pajtim me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (neni 10) dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Sipas ligjeve pozitive në Maqedoninë e Veriut, kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim, varësisht nga gjendja e konstatuar nga organet e hetuesisë dhe drejtësisë.

Ndërsa vepra penale “mashtrim” ështtë e dënueshme sipas nenit 247 dhe vepra penale “falsifikim të dokumentit”, dënohet sipas nenit neni 378 paragrafi 1 i Kodit Penal. Flaka Media & Gostivari Sot

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Janar, 2024 11:02

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare