Filteri i ‘Nuses kosovare’ në Instagram, shndërrohet në hit

Filteri i ‘Nuses kosovare’ në Instagram, shndërrohet në hit

Filteri ‘Nusja kosovare’ ka marrë hov të menjëhershëm ndër përdoruesit Instagramit, ndërsa këtu nuk bëjnë përjashtim as personalitetet e njohura dhe me ndikim të madh në rrjetet sociale.

Agjencia e parë për rrjete sociale, e mirënjohur për sjelljen e trendeve dhe më të rejave të marketingut digjital, Hallakate, ka ardhur me filterin për platformën sociale Instagram, ‘Nusja Digjitale’.

Prezantuesja e mirënjohur dhe bukuroshja e ekranit, Liberta Spahiu, e ka shpërndarë një video në InstaStory me këtë filter, ndërsa të njëjtën gjë e ka barë edhe blogerja dhe influencerja, Argjira Spanca.

Influencerja tjetër, Ana Rustemi, si edhe Rina Abazi, janë ndër personazhet që kanë publikuar imazhe me filterin e ri.

Filteri i krijuar bazohet në traditën e vjetër të zonës së Zhupës së Prizrenit gjatë përgatitjeve së nuseve kosovare para martesës. Kjo traditë karakterizohet me vizatimin e fytyrës me ngjyra të cilat paraqesin tri ciklet e jetës së një gruaje.

Dielli i pikturuar në fytyrë paraqet simbol të lumturisë. Rrethi ngjyrë kuqe simbolizon pjellshmërinë kurse pikat e kuqe dhe të kaltra paraqesin mbrojtje nga çdo gjë e keqe.

Nga Hallakate thonë se ky filter u krijua për të promovuar kulturën dhe traditën kosovare të përgatitjeve së nuseve, ndërsa duke i shfrytëzuar përparësitë që i ofron sot teknologjia dhe rrjetet sociale, traditat tona mund të njihen botërisht dhe të rritet vetëdijesimi i pasurisë sonë kulturore.

(Foto: InstaStory/anarustemi)

Ndryshe, Hallakate njihet edhe për përmbajtje të tjera virale si ‘Bac, Çikat na e Zbardhën Ftyrën’, ‘100% Prodhim Vendor’ dhe ‘Prej Sot Gatitu’./telegrafi/

(Foto: InstaStory/rinaabazi)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Shkurt, 2020 22:55

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.