Finalja e Kupës së Italisë, pritet spektakël mes dy skuadrave

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 24 Maj, 2023 14:01

Finalja e Kupës së Italisë, pritet spektakël mes dy skuadrave

Pasi siguruan finalet Europiane në Champions dhe Conference League, Inter dhe Fiorentina rikthehet të provojnë emocionet e finales së Kupës së Italisë

. Një 90 minutësh që premton spektakël mes dy skuadrave që kërkojnë të kurorëzojnë me trofe një sezon të jashtëzakonshëm në fushën e lojës. Për Vincenzo Italiano eksperienca në sezonin e parë te Fiorentina ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Krenari e madhe në një turne fantastik. Të mos harrojmë që na pret një tjetër finale. Do përballemi me një finalist të Champions, dhe një trajner që di të fitojë trofe. Një pengesë shumë e vështirë, por ne arrijmë krenarë, të qetë dhe të motivuar. Kemi shanset tona për të luajtur me besim të madh. Duhet të japim gjithçka për të arritur diçka të jashtëzakonshme”.

Tekniku i Interit, Simone Inzaghi synon që të fitojë trofeun e 10-të në karrierën e tij si trajner.

“Kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në fund të sezonit. Të gjitha do të jenë të rëndësishme. Finalja e Kupës është e hapur, sepse Fiorentina ka treguar se është një skuadër për tu vlerësuar. Janë në formë të shkëlqyer por jo më të motivuar se ne. Të gjithë së bashku humbim, të gjithë së bashku fitojmë”.

Inzaghi konfirmoi se do qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm në stolin e zikaltërve, kjo falë performancës pozitive në sfidat e fundit.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 24 Maj, 2023 14:01