Financat pa përgjigje për pagat e funksionarëve

Desk
By Desk May 1, 2020 19:15

Financat pa përgjigje për pagat e funksionarëve

Ministria e financave nuk zbulon si do ti kthejë katër milion eurot nga pagat e ulura fillimisht të funksionarëve.

Pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se ishte masë jokushtetuese, që funksionarët të merrnin pagë minimale 14.500 denarë, qeveria tani do të duhet të paguajë pagat e plota që shkonin midis 55,000 dhe 90,000 denarë, para që tashmë ishin planifikuar pjesërisht në fondin kundër koronës. Në përgjigje të pyetjes nga Alsat, se si do të gjenden këto para tani, Ministria e Financave u përgjigj vetëm se do të gjendet një zgjidhje, sipas ligjeve për servisimin në kohë të detyrimeve.

Desk
By Desk May 1, 2020 19:15