Financimi i Qendrës së re Klinike, deri në fund të majit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 9, 2019 19:25

Financimi i Qendrës së re Klinike, deri në fund të majit

Në fund të muajit Maj do të mësohet se sa do të kushtojë ndërtimi i Qendrës së re Klinike dhe kush do të jenë financuesit e saj. Kostoja do të mësohet pasi të përfundojë studimi i fizibilitetit të cilin po e përgatit Agjencia austriake për Shëndetësi “AHASE” si ndihmë teknike falas për vendin. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në rast se nuk do të sigurohen mjetet e parapara për ndërtimin e kompleksit të ri të Klinikave. Themelet e saj janë paraparë të vendosen në fund të këtij viti.

Institucionet tona gjatë këtyre dy javëve para përfundimit të studimit të fizibilitetit do të ju drejtohen organizatave financiare ndërkombëtare, Bankave ndërkombëtare për të shprehur interes. Duam t’i fillojmë proceset me qëllim që të jemi të përgatitur që gjithë procesi të jetë sipas dinamikës së paraparë. Kjo do të thotë se do ta verifikojmë interesin për financim, nga fundi i Majit do të dihet dhe numri”

Modelin austriak të cilin ka zgjedhur Qeveria për realizimin e projektit gjigant pritet të shkurtojë procedurën e ndërtimit për 5-6 vite. Ky model në vete bashkon procedurën e projektimit dhe ndërtimit por kjo metodë nuk është e paraparë në Ligjin për furnizime publike. I pyetur nëse do të ketë ndryshime ligjore për aplikimin e kësaj metode, ministri i Shëndetësisë kundërshtoi një gjë të tillë. Ndryshe, Qendra e re Klinike është paraparë të shtrihet në territor prej 102.000 m2 ndërkaq në të do të ketë 1300 shtretër, 20 salla operimi, 4 salla angiografike, 8 salla lindjesh dhe 65 Ambulanca konsultative specialistike.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 9, 2019 19:25