Finlanda po shqyrton anëtarësimin në NATO pa Suedinë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:20

Finlanda po shqyrton anëtarësimin në NATO pa Suedinë

Finlanda sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë e vetme rrugën e saj drejt NATO-s, pasi djegia e Kuranit në Stokholm e penalizoi Suedinë në procesin e anëtarësimit në aleancë.

Turqia, e cila deri më tani e kushtëzoi anëtarësimin e dy vendeve nordike me dorëzimin e terroristëve që, sipas Ankarasë, ishin të strehuar në vendet skandinave, tani hedh poshtë kategorikisht mundësinë që Suedia të marrë dritën jeshile.

“Anëtarësimi i përbashkët i dy vendeve nordike mbetet “opsioni i parë”, por padyshim që duhet të vlerësojmë situatën. Ne kemi nevojë për një afat para se të kthehemi në bisedimet trepalëshe me Turqinë dhe të shohim se ku jemi.”, – deklaroi ministri i punëve të jashtme të Finlandës, Peka Havaristo.

“Është e qartë se ata që lejuan një të keqe të tillë para ambasadës sonë, nuk mund të presin më mëshirë nga ne në lidhje me aplikimin për pranim në NATO.”, – theksoi presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në maj për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Kievi vazhdon të insistojë për ndihma ushtarake, duke përfshirë tanke më të fundit nga aleatët perëndimorë.

Polonia ka dërguar tashmë një kërkesë për leje nga Berlini për të dërguar gjermanin “Leopard 2”. Berlini pretendon se nuk po pengon rrugën, por duhet të merret një vendim zyrtar.

“Ne duhet të ofrojmë sisteme më të rënda dhe më moderne në mënyrë që forcat ukrainase të mund të zmbrapsin ato ruse dhe jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të fitojnë, të rimarrin territorin e tyre.”, – u shpreh sekretari gjeneral i NATOS, Jens Stoltenberg.

“I inkurajova vendet partnere që kanë tanke operative Leopard të fillojnë trajnimin e forcave ukrainase. Ne nuk i pengojmë!”, – theksoi ministri i mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Donbas, Kherson dhe Zaporozhye janë ndër pikat më kritike në frontin ukrainas. Sipas Kievit, forcat ruse po bombardojnë pozicionet ushtarake të armikut gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë një sërë dorëheqjesh dhe ndryshimesh në Ukrainë. Zëvendësprokurori dhe zëvendësministri i Mbrojtjes u shkarkuan. Shefi i ri i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, Gerasimov, tha se reforma e re është një përgjigje ndaj zgjerimit të mundshëm të NATO-s.

Sipas planit të ri të Moskës, një trupë shkon në Karelia, Rusinë veriperëndimore, në kufirin me Finlandën. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:20