Firmino ndanë 200 dhurata për stafin e Liverpoolit

Drin Zenku
By Drin Zenku 24 Maj, 2023 15:38

Firmino ndanë 200 dhurata për stafin e Liverpoolit

Pas 361 paraqitjeve në më shumë se pesë vjet, Roberto Firmino ka vendosur të ndajë rrugët me Liverpoolin.

Sulmuesi brazilian ka qenë njëri nga idhujt më të dashur për tifozerinë e skuadrës angleze në vitet e fundit.

Pas paraqitjes së tij të fundit në Anfield të shtunën kundër Aston Villas, Firmino ka përgatitur 200 kuti dhurata për lojtarët, stafin dhe njerëzit e afërm në Liverpool.

Fanela e nënshkruar nga ai, një parfum i markës së tij dhe logo të skuadrës ishin pjesë e dhuratës që Firmino e ndau për 200 njerëz të klubit.

Gjesti i Firminos tregon se sa shumë do t’i mungojë skuadrës dhe sa shumë do të thotë për të koha e tij në Liverpool.

Drin Zenku
By Drin Zenku 24 Maj, 2023 15:38