Fitim Zekthi: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë ngecur

Desk
By Desk March 4, 2020 22:36

Fitim Zekthi: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë ngecur

“Realisht të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur në vend ose kanë ecur shumë ngadalë”, vlerëon analisi politik nga Shqipëria Fitim Zekthi në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.

Sipas tij, ecjet e ngadalta ndonjëherë janë shumë më problematike se sa mos ecjet, sepse krijohet përshtypja se po punohet në përmirësimin e përfaqësimit institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ngec në raport me avancimin e maqedonasve.

“Në fakt mund mos mbarosh kurrë në këtë destinacion të mirë sepse je duke ecur shumë ngadalë dhe ti ecën kaq ngadalë ndërkohë që tjetri, pra pala përballë teje, pala maqedonase po avancon. Pra shqiptarët e Maqedonisë së Veriut gjithmonë do jenë pas tyre, pra aksesi në burime, të drejtat politike, fuqia e tyre për të mbrojt të drejtat e veta, për të përfaqësu identitetin e vet dhe për të pas rol në drejtimin e Maqedonisë së Veriut, do të jenë më të dobëta”, deklaroi Zekthi në emisionin ‘Enter’.

Ai shtoi se avancimi dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk kanë ecur paralel me arritjet e shtetit në dy dekadat e fundit. /SHENJA/

Desk
By Desk March 4, 2020 22:36