FIZHT e prezantoi thirrjen për komercializimin e inovacioneve

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 19:34

FIZHT e prezantoi thirrjen për komercializimin e inovacioneve

Biznes sektori i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Shtipit, por edhe përfaqësues të institucioneve të larta arsimore sot ishin pjesë e prezantimit të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim teknologjik (FIZHT), i cili ka thirrje të hapur.

Tanja Ilievska përfaqësuese e Fondit për inovacione thotë se kanë për qëllim ta nxisin bashkëpunimin midis kompanive, por edhe midis kompanive dhe institucioneve shkencore-hulumtuese.

“Në këtë thirrje për bashkëfinancimin e granteve për komercializimin e inovacioneve mund të aplikojnë të gjitha ndërmarrjet  mikro, të vogla dhe të mesme dhe për të parën herë këtë vit mund të aplikojnë edhe institucione private shëndetësore. Një prej kritereve është të jenë pronësi dominuese maqedonase, të jenë të regjistruar në pajtim me Ligjin për shoqëri tregtare, të kenë të ardhura deri në dhjetë milionë euro në vit dhe numri i të punësuarve të mos tejkalohet prej 250”, thotë Ilievska.

Ajo shtoi se për këtë instrument kjo është thirrja e parë për këtë vit, ndërsa i dyti deri më tani. Interesimi për atë është jashtëzakonisht i madh për këtë thirrje, e cila zgjatë deri më 15 maj. Ilievska nënvizoi se i kanë mbi 1.000 shkarkime të dokumentit të nevojshëm për aplikim. Prezantimi i sotëm u organizua nga ana e Fondit për inovacione, qendrës së biznesit të Qendrës për zhvillimin e Rajonit planor lindor dhe Odës ekonomike rajonale – Shtip. 

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 19:34