Flaka Tv, sesion i ri në Flaka Maqedoni!
Ishte viti 2016 që shënoi fillimin e rrugëtimit medial të Agjencisë së lajmeve Flaka. E vënë në funksion me qëllimin për të informuar publikun drejtë, paanshëm dhe profesionalisht, Flaka filloi misionin e vet si media online në gjuhën shqipe në Maqedonin e Veriut.
Stafi entuziast, me ide dhe plane se ku dëshiron të arrijë, për kaq kohë arriti të etablohet si media onilne serioze me verifikim nga Këshilli për Etikë në Media si media profesionale që ndjek rregullat dhe standardet nga Kodi Gazetaresk.
Në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, ku i gjithë ekipi i gazetarëve tanë janë anëtarë të rregullt, Flaka po ndjek standardet profesionale. Për kaq kohë, redaksia jonë nuk ka qenë lëndë trajtimi nga Këshilli i nderit që paraqet trup vetërregullues të gazetarëve në Maqedoni e që funksionin në suaza të SHGM. Deri tani, në adresë të tyre nuk ka arritur ende asnjë ankesë për punën tonë të informimit.
Puna jonë profesionale dëshmohet edhe me inkuadrimin në projekte të Fondacionit Metamorphosis në partneritet me Portalb, Meta dhe Vërtetëmatësi, projekte që synojnë luftimin e lajmeve të rrejshme, dezinformatave, verifikimin e fakteve, nxitjen e reformave në shtet dhe shoqëri, e tjerë.
Duke ndjekur trendet bashkëkohore, Agjencia e lajmeve Flaka që në regjistrin qendrore evidentohet si Agjenci lajmesh dhe gazetë elektronike, u inkorporua në nismën Flaka Media Group, nga ku brenda kohës do të krijoheshin edhe katër portale informative. Sot, FMG është kompania më e madhe e mediave online në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Flaka, në vitin e dytë të themelimit u pasurua edhe me portalin informativ Gostivari Sot, si portali i vetëm legal dhe në gjuhën shqipe në nivel të Gostivarit. Gostvari Sot është bërë lider i mediava online në Gostivar me gati 20 mijë ndekës në mediat sociale, kryesisht nga rajoni që mbulon.
Dhe vizioni ynë vazhdoj tutje. Duke ndjekur trendet bashkëkohore, Flaka Media Group krijoi portalin tjetër Lobi Maqedoni si një ekzemplarë i veçantë ku do të dominonin lajmet e tjera jashtë politikës. Lobi Maqedoni erdhi në trevjetorin e themelimit.
Duke ndjekur rritmin e rritjes dhe zgjerimit, Flaka Media Group në çdo përvjetor hidhte një hap tjetër drejt sukseseve. Në vitin e katërt, në Internet u shfaq Observeri Maqedoni, një portal informativ me theks kryesor në lajmet e shou bizit. Për këtë qëllim, u krijua edhe rubrika Observeri Roze.
Viti i pestë i themelimit, lindi portalin Kronika, faqe që fokus ka vënë lajmet nga Kronika e Zezë në shtet, rajon dhe botë.
E brenda pesë vitesh, Flaka Media Group u shtua edhe me Flaka Botime, shtëpi botuese që vuri në mision krijutesit e ri e të talentuar të letërsisë. Flaka Botime, deri tani ka publikuar mbi 5 tituj kryesisht me poezi.
Flaka Production, është sektori i veçantë në suaza të Flaka Media Group, një produksion audio, video dhe gif.

Flaka Media Group sa vjen dhe rritet. Faqet në Facebook, Instagram, Youtube dhe TikTok, tashmë janë bërë faqe të mirënjohura dhe me mijëra ndjekës.
Paralelisht me hapjen e portaleve të reja, investimi dhe përkushtimi në asnjë moment nuk mungoi për faqen amë, Flaka. Vazhdimisht, Flaka u pasura me sesione të reja përmbajtësore. Flaka Plus, është sesioni i veçantë dedikuar sportit, ndërkohë që sesioni në gjuhën maqedone tashmë një vit po funksionon.
Dhe pasi video lajmet vazhdojnë të jenë lider në fushën e informimit në rrjetet sociale, Flaka këto ditë lansoi sesionin Flaka Tv, një hapësirë e rezervuar në pjesën krysore të faqes sonë. Flaka Tv, do të ndjek zhvillimet në vend, rajon dhe botë dhe përmes videove, do të informon publikun. Krahas lajmeve, hapi i radhës do të jenë Video intervistat dhe emisionet debative.
Flaka tashmë është pasuruar edhe me rubrikat: #thumbim, komente, editorale, tema dhe këndi i opinioneve, analizave dhe kolumnave nga kryeredaktori, Driton Zenku.

Një gjë është e sigurt, model për ne janë mediat online të shteteve të zhvilluara të botës, trendi i zhvillimeve dhe teknologjia e avancuar mbeten synimi ynë, prandaj, konform këtyre premisave por edhe ideve inovative të stafit, suseset nuk do të mungojnë as edhe në të ardhmen. Ajo që mund të themi me siguri është fakti që arritjet e deritanishme janë vetëm fillimi i misionit dhe vizionit tonë. Publiku ka se çka të pret nga ne, në vitet në vazhdim. Redaksia Flaka