Flakron Bexheti: MASh dhe Qeveria dështuan në përballjen me krizën

Desk
By Desk April 29, 2020 22:59

Flakron Bexheti: MASh dhe Qeveria dështuan në përballjen me krizën

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti në emisionin “Click plus” ka kritikuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverinë, pasi siç tha ai, ka dështuar të përballet me krizën e shkaktuar nga Kovid-19.

“Shihet një mungesë e madhe e kushteve të cilat Ministria e Arsimit nuk ka arritur që t’i sigurojë. Është një dështim total i kësaj Ministrie, bashkë me Qeverinë e cila nuk ka paraparë asnjëlloj strategjie afatshkurte se si të përballet me këtë krizë. Pra, në vend se të ofrojë zgjidhje, Ministria e Arsimit në një moment ka bërë edhe shkurtimin e pagave në arsim, respektivisht shtesave me çrast i ka demotivuar arsimtarët”, tha Bexheti.

Desk
By Desk April 29, 2020 22:59