Flasin prindërit e struganit që u vra në sulmet terroriste në Vjenë: “Jeta jonë nuk vlen më”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:56 Updated

Flasin prindërit e struganit që u vra në sulmet terroriste në Vjenë: “Jeta jonë nuk vlen më”

Janë bërë një vit nga sulmet terroriste në Vjenë.

Më 2 nëntor 2020 ndodhi ngjarja tragjike që iu mori jetën katër personave.

Këtu u plagosën edhe 23 persona të tjerë.

Në mesin e të vrarëve është edhe 21 vjeçari Nexhip Vrenezi, nga Veleshta e Maqedonisë së Veriut.

Por, as pas një viti prindërit e 21 vjeçarit  nuk e kuptojnë se pse ai u desh të vritej.

Nasir Vrenezi dhe Kerimane Vrenezi, folën për një dokumentar në kanalin “Puls 4”.

Në këtë dokumentar me titullin “Anschlag auf Uns” (Sulmi mbi ne), nëna Kerimanja deklaroi se jeta e tyre nuk vlen më pas vrasjes nga policia të djalit të tyre.

“Jeta jonë nuk vlen më asgjë. Unë kam humbur një pjesë të trupit tim”.

Ajo tha se shpeshherë kujton se djali i saj nuk ka vdekur dhe se do të kthehet sërish.

“Ndonjëherë mendoj se nuk ka vdekur, ai do të kthehet prapë”.

Nexhip Vrenezi, u varros në Strugë në vendin ku e ka prejardhje familja e tij.

Babai Nasiri tha se djali i tij donte të gjente një punë dhe të martohej.

“Ai donte të gjente një punë, të martohej dhe të krijonte një familje si babai i tij”.

“Ai ishte fëmija ynë i parë. Ai na vuri emrat: nënë dhe baba”.

Natën kur ndodhi ngjarja tragjike, Kerimane Vrenezi, flet për momentin si e kishte marrë lajmin për vrasjen e djalit të saj, 21 vjeçarit Nexhip Vrenezi.

Ajo tha se kishte marrë një telefonatë nga djali i saj i dytë.

“Me duket se e kanë qëlluar Nexhipin. Duhet të shkoni në polici”.

Ata nuk mund të ndihmoheshin nga policia në Korneuburg dhe Keriman dhe Nasir shikuan  në televizor, nëse mund te jepej një numër kontakti, ku duhet ta kërkonin djalin e tyre.

“Nuk arrija t’i kuptoj ata policë”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:56 Updated

28
Nën
Çmimi i benzinave ulet për 2 denarë, ndërsa i naftës për 1,5 denarë, përcjell TV21....
28
Nën
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në emrin e tij dhe në emër të deputetëve...
28
Nën
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka lëshuar urimin e tij për 28 néntorë. Në urimin...
28
Nën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka lëshuar urim me rastin e Ditës...