Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Shqipëri
  • Fleckenstein: Reforma zgjedhore, e realizueshme edhe nga Parlamenti aktual

Fleckenstein: Reforma zgjedhore, e realizueshme edhe nga Parlamenti aktual

Redaksia 2 vjet ago

Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein vlerësoi sot ecurinë dhe progresin e Reformës në Drejtësi, të cilën e cilësoi si bazën për të gjitha reformat e tjera që janë kërkuar nga populli shqiptar dhe BE.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit mbajtur sot në Tiranë, Fleckenstein tha se “seanca e sotme ka një rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh arritjet mjaft të rëndësishme në Reformën në Drejtësi. SPAK shumë shpejt do të konstituohet dhe Ministrja e Drejtësisë gjithashtu më ka thënë që do të kemi edhe kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimeve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Pra këto janë lajme mjaft të mira të cilat do të ndikonin në vendimin e qershorit. Reforma në Drejtësi është e rëndësishme, sepse përbën bazën për të gjitha reformat e tjera që janë kërkuar nga populli shqiptar dhe BE”.

Përveç kësaj, Fleckenstein u shpreh se “deklarata ime do të jetë mjaft e kujdesshme, pasi nuk dua të nxis më tej situatën e tensionuar që është në Tiranë. Tashmë e kam shprehur mendimin tim se çfarë po ndodh në parlament dhe nuk dua të shprehem më për këtë. Jam i kënaqur të mësoj se edhe zv.ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer ka të njëjtin mendim sikurse edhe ne në BE”.

Fleckenstein e cilësoi si një sinjal pozitiv që Këshilli Kombëtar i Integrimit po vazhdon punën e tij, pasi, shtoi ai, “kemi nevojë për këto sinjale pozitive”.

Fleckenstein u shpreh optimist sa i takon progresit të Reformës në Drejtësi. “Duke pasur parasysh edhe një qeveri funksionale, e cila është mjaft e nevojshme dhe për progresin e Reformës në Drejtësi dhe kjo gjë është vëzhguar edhe rikonfirmuar edhe nga Ambasada amerikane, por edhe nga delegacioni i BE, mund të them që jam optimist”, tha ai.

Fleckenstein u shpreh se “dyert e PE janë të hapura si për qeverinë, për parlamentin, po ashtu edhe për PD”.

“Ju e dini më mirë se si mund ta gjeni zgjidhjen për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin. Edhe reforma elektorale mund të bëhet në këto kushte që jemi sot”, tha Fleckenstein. /Atsh

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Meta: Grabitja në Rinas ka cenuar sigurinë kombëtare
Next: Rama: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për çeljen e negociatave

Të ngjashme

Edi-Rama-crop-750x430 Rama uron mësuesit për 7 mars: Më e mira është ende përpara nesh!

Rama uron mësuesit për 7 mars: Më e mira është ende përpara nesh!

Redaksia 1 min ago
auto_Sequence-01.00_48_55_11.Still2141615063265 Largimet dhe hyrjet e reja në PS, Kalemaj: Cili është kriteri? Gramoz Ruçi ka 30 vjet në politikë

Largimet dhe hyrjet e reja në PS, Kalemaj: Cili është kriteri? Gramoz Ruçi ka 30 vjet në politikë

Redaksia 11 orë ago
555-1-752x430 Basha: Shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja, PD do ta shërojë këtë plagë

Basha: Shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja, PD do ta shërojë këtë plagë

Redaksia 12 orë ago

TË FUNDIT

Edi-Rama-crop-750x430 Rama uron mësuesit për 7 mars: Më e mira është ende përpara nesh!

Rama uron mësuesit për 7 mars: Më e mira është ende përpara nesh!

kodra-diellit-696x339-1 Më ftohtë në Kodër të Diellit

Më ftohtë në Kodër të Diellit

auto_moti-me-diell-780x4391589437411-1 Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira

Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira

IMG_1043-890x395_c 7 marsi, përvjetori i FLAKA-s

7 marsi, përvjetori i FLAKA-s

vaksina-e-Covid-804x380 Sot arrijnë vaksinat ruse kundër CoVid-19

Sot arrijnë vaksinat ruse kundër CoVid-19

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.