Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Fletëvotimet, kandidatët mbipartiakë kandidojnë me logo partiake

Fletëvotimet, kandidatët mbipartiakë kandidojnë me logo partiake

Redaksia 2 vjet ago

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Stevo Pendarovski si kandidat i përbashkët qeveritar për president, në fletëvotim do të garoj me logon të LSDM-së. Gordana Siljanovska do të garojë me logon e VMRO-DPMNE-së, ndërsa Blerim Reka do të garoj me logon e tij, ku të bashkangjitura do të jenë edhe logot e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa, të dy partitë që e përkrahin.

Kandidati Blerim Reka ka logon e tij, ai është një simbol dhe logot e dy partive politike me të cilat ka marr pëlqim për t’i përdorur, pra logon e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa. Kandidatja Gordana Siljanovska ka dorëzuar pëlqimin se mund ta shfrytëzojë logon e VMRO-DPMNE-së ndërsa kandidati Stevo Pendarovski ka dorëzuar pëlqimin për shfrytëzimin e logos së LSDM-së”- deklaroi Oliver Derkovski – Kryetar i KSHZ-së.

Nga BDI-ja, thonë se me rëndësi është fakti se kandidatura e Pendarovskit paraqet realizim të konceptit të konsensualitetit, duke mos dashur të përgjigjen konkretisht në pyetjen se pse kandidati i përbashkët në fletëvotim paraqitet vetëm me logo të LSDM-së.

Stevo Pendarovski është kandidat i përbashkët konsensual i 4 partive politike shqiptare dhe 27 partive te komuniteteve tjera, njëkohësisht i mbështetur edhe nga shumë organizata të shoqërisë civile. Kandidatura e tij paraqet realizim te konceptit tonë te konsensualitetit te cilin e kërkuan shqiptaret ne mënyre plebishitare ne vitin 2014- deklaroi  Bashkimi Demokratik për Integrim.

Edhe partia e Menduh Thaçit nuk komenton logon e Pendarovskit. Pavarësisht se në fletëvotim do të qëndrojë flamuri i LSDM-së, nga Alternativa e Gashit e cila gjithashtu e mbështet Pendarovskin, insistojnë se ky i fundit është kandidat i përbashkët.

Është çështje juridike që në fletëvotim duhet të dalë me logon e një partie, sepse nuk ka ndonjë koalicion që të shkojë në emër të koalicionit. Ne vetëm e mbështesim një kandidat të përbashkët. Në këtë rast partia më e madhe që e mbështet është LSDM-ja dhe emri i tij del në listë me logon e kësaj partie. Por, kjo nuk e luhat faktin se ai është kandidat i të gjithëve dhe i propozuar njëherazi nga të gjithë- thanë nga Alternativa.

Komisioni Shtetërorë Zgjedhor njoftoi se më 21 prill nuk do të votohet në 82 vendvotime ku ka më pak se 10 votues. Qytetarët që gravitojnë në këto zona do të thirren për të votuar në qendrën më të afërt të votimit nga vendbanimi i tyre. Tenderin prej 27.9 milion denarësh për botimin e fletëvotimeve e ka fituar një firmë nga Manastiri me emrin Kiro Dandaro.

Continue Reading

Previous: Përplasje (ndër)shqiptare, Kush të votohet – Reka, Davkova apo Pendarovski?
Next: Fushata zgjedhore, e mbushur me gafa dhe momente qesharake

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 1 ditë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 1 ditë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 4 ditë ago

TË FUNDIT

dua-1024x682-e1614452880706 Dua Lipa arrin një sukses tjetër, albumi “Future Nostalgia” tani është ‘Platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar

Dua Lipa arrin një sukses tjetër, albumi “Future Nostalgia” tani është ‘Platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar

tayna_152834350_3223143447788322_2297491765707966488_n-750x375-e1614458511821 Tayna sjell sekuenca të këngës së re duke vallëzuar me fustanin transparent

Tayna sjell sekuenca të këngës së re duke vallëzuar me fustanin transparent

3 Vazhdojnë xhirimet për filmin e Princeshës Diana në Gjermani

Vazhdojnë xhirimet për filmin e Princeshës Diana në Gjermani

2 Justin Bieber zbulon datën e lansimit të albumit “Justice”

Justin Bieber zbulon datën e lansimit të albumit “Justice”

1 Eliza Dushku dhe Peter Palandjian në pritje të fëmijës së dytë

Eliza Dushku dhe Peter Palandjian në pritje të fëmijës së dytë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.