Florim Taipi flet Gostivari Sot: Si më montuan rastin për kinse përdhunim!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Dhjetor, 2023 21:03

Florim Taipi flet Gostivari Sot: Si më montuan rastin për kinse përdhunim!

Florim Taipi nga Gostivari në një prononcim për Gostivari Sot ka rrëfyer kurthin që iu përgatit nga 20 vjeçarja nga Toplica e Gostivarit, duke mashtruar organet e rendit që ndaj saj ishte kryer sulm seksual pikërisht nga ai, njofton Gostivari Sot

“Desha të ju informoj se rasti “përdhunim” qe mu montua disa muaj më parë tani e vërteta doli në sheshë. Faleminderoj Policinë dhe institucionet qe ishin kompetente për këtë rast dhe që e zbardhen te vërtetën”, shprehet ai.

“Unë s’kam të bëj aspak me këtë rast”, shprehet Florim Taipi, personi i apostrufuar nga 20 vjeçarja në një pronomcim për Gostivari Sot.

Policia njoftoi që vajza e re 20 vjeçare nga Toplica e Gostivarit ka denoncuar rrejshëm se është përdhunuar, por më vonë policia e ka zbuluar se ajo ka gënjyer.

“Zyra e jashtme për punë kriminale Gostivar ka dorëzuar kallëzim penal kundër 20 vjeçares H.C nga fshati Toplicë i Gostivart, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “kallëzim i rremë”, njoftuan nga Policia.

Më datë 05.07.2023, e reja ka denoncuar përdhunim në stacionin policor se një ditë më parë pikërisht Florim Taipo kinse ka kryer akte seksuale ndaj saj. Gostivari Sot

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Dhjetor, 2023 21:03

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare