Fluturimi humanitar, shishja e rakisë ka shkuar gojë më gojë në avion

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 21:34

Fluturimi humanitar, shishja e rakisë  ka shkuar gojë më gojë në avion

Fluturimi humanitar nga Zagrebi për në Shkup, ku shumë nga qytetarët tanë u kthyen në vend tre ditë më parë, sipas disa prej udhëtarëve, ka kaluar si një ekskursion për nxënës të papërgjegjshëm, përcjell FLAKA.

Pasagjerët fillimisht janë njoftuar se në aeroportin e Zagrebit duhet të jenë në orën tetë të mëngjesit, dhe avioni është dashur të niset në ora 11. Por fluturimi është shtyer për në ora 17.10, e pasagjerët janë detyruar të prisnin në aeroport.

Një shtetaase nga Maqedonia që u kthye me këtë fluturim humanitar, ka ndarë përvojën e saj në mediat sociale dhe gjithashtu postoi foto dhe video të ngjarjes, duke e përshkruar atë si një shfaqje teatrale.

Përkatësisht, shumë prej udhëtarëve janë shtyer mes veti, nuk u janë përmbajtur rekomandimeve për distancë dhe i kanë marrë frymë në qafë njëri-tjetrit. Për shkak se fluturimi ishte vonuar dhe ata duhej të prisnin, një grup i madh burrash kanë blerë alkool nga Free Shop dhekanë filluar të “argëtohen”. Ata kanë kënduar, kanë pirë duhan, kanë ngritur dolli duke harrua pandeminë.

Ajo shton se kur ata më në fund futen në aeroplan, një djalë nxori një shishe raki dhe disa pasagjerë kanë filluar ta shesin atë në sytë e stjuardeve. Më në fund, kur kanë arritur, janë strehuar në një hotel në Gjevgjeli.

“Karantina është e nevojshme. Për të mirën tonë. Ata që ishin të dehur në aeroport dhe në aeroplan bërtisnin “Le të jetojë korona” nuk mund t’u thuash të qendrojnë në izolim në shtëpi dhe të mos kenë asnjë kontakt dhe të presësh të të dëgjojnë. Thjesht ata nuk e kuptojnë”, shkruan V.R. nga Shkupi. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 21:34