FMN e miratoi huamarrjen prej 530 milionë euro për Maqedoninë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 21:27

FMN e miratoi huamarrjen prej 530 milionë euro për Maqedoninë

Zyra e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Shkup njoftoi sot pasdite se Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi marrëveshjen dyvjeçare për Maqedoninë e Veriut në kuadër të linjës paraprake dhe likuiditetit (PLL) në vlerë prej rreth 530 milionë euro, përcjell FLAKA.

Miratimi i marrëveshjes, sipas deklaratës, mundëson pagesën e menjëhershme prej rreth 110 milionë eurosh, e cila do të pasohet nga një pagesë tjetër prej rreth 155 milionë eurosh pas përfundimit të rebalancit të parë të planifikuar për në maj 2023.

“Maqedonia e Veriut kualifikohet për PLL bazuar në bazat e saj të shëndosha ekonomike, kornizat e forta të politikave institucionale, rekordin e performancës së mirë ekonomike dhe zbatimin e politikave dhe angazhimin për të mbajtur politika të tilla në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.

Marrëveshja do të mbështesë politikat e qeverisë për t’u marrë me pasojat ekonomike të pandemisë Covid-19 dhe pushtimin rus të Ukrainës. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 21:27

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...