FMN: Recesioni global pas COVID-19 më i keq se ai pas krizës financiare 2008

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 20:25

FMN: Recesioni global pas COVID-19 më i keq se ai pas krizës financiare 2008

Recesioni global pas pandemisë së koronavirusit mund të jetë më i keq se ai që vijoi pas krizës financiare të vitit 2008, paralajmëroi sot shefja e FMN, Kristalina Georgieva gjatë një  një konferencë telefonike në G20.

“Perspektiva e rritjes globale do të jetë negative për vitin 2020 dhe se duhet të presim një recesion të paktën po aq të rëndë sa gjatë krizës financiare, në mos edhe më keq”,  deklaroi ajo.

Në vitin 2009, PBB-ja globale ra me 0,6%, sipas të dhënave të FMN-së. Për ekonomitë e përparuara, ajo ra me 3,16 % dhe me 4,08 % për vendet e zonës së euros.

“Por ne presim një rikuperim në vitin 2021. Sidoqoftë, për të arritur atje, është thelbësore të vendosim përparësi në kontrollin dhe forcimin e sistemeve shëndetësore”, shtoi Georgieva më me optimizëm.

Pandemia e koronavirusit ka detyruar shumë vende të ndërmarrin masa drastike, si pezullimin e linjave ajrore, mbylljen e dyqaneve, bareve, restoranteve dhe mbylljen e miliona njerëzve, duke ndalur veprimtarinë ekonomike botërore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar  theksoi gjithashtuse mbështet fuqimisht masat e jashtëzakonshme fiskale që shumë vende kanë ndërmarrë tashmë për të forcuar sistemin shëndetësor dhe për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset e përfshira./ata

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 20:25