Fon der Lajen: Nevojitet kohë të zgjidhet nyja me komisarët e rinj

Fon der Lajen: Nevojitet kohë të zgjidhet nyja me komisarët e rinj

Kryetarja e re e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen deklaroi se nevojitet kohë për zgjidhjen e çështjeve të hapura rreth eurokomisarëve të rinj.

Ajo e dha deklaratën disa orë pasi që Parlamenti evropian e hodhi poshtë edhe kandidatin e tretë prë eurokomisar. Deri më tani 23 kandidatë janë miratuar në proces transparent dhe demokratik parlamentar.

Sipas saj, mbetet i hapur procesi për përcaktimin e kandidatëve të rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania.

“Ne duhet ta përshpejtojmë procesin, por të gjitha vendeve u nevojitet kohë për t’i caktuar hapat e ardhshëm”, shtoi Fon der Lajen pas takimit të jashtëzakonshëm me kryetarin e PE-së dhe sgefat e grupeve parlamentare nga shumica nga Partia popullore evropiane, socialistët dhe “Ripërtërijeni Evropën”.

Komisioni i Fon der Lajen duhet të votohet nga PE-ja më 23 tetor, me qëllim që të marrë detyrën prej 1 nëntorit, Nëse këto afate nuk respektohen, KE-ja me të cilën kryesonte Zhan-Klod Junker do të mbetet të punojë më gjatë, por pas 31 dhjetorit nuk do të mund të sjellë vendime dhe propozon legjislaturë të re të BE-së.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 20:35

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA