Fondacioni FLAKA dhuron vauçerë për fëmijët me nevoja të veçanta

Desk
By Desk December 29, 2019 12:38

Fondacioni FLAKA dhuron vauçerë për fëmijët me nevoja të veçanta

Kompania mediatike Flaka Mediu Group – FMG, në suaza të së cilës funksionojnë Agjencia e lajmeve Flaka dhe portali informativ Gostivari Sot, me rastin e festave të fundvitit në bashkëpunim me Shoqatën për Persona me Nevoja të Posaçme “Bashkarisht Mundemi”, ndau vauçerë për fëmijët e shoqatës. 

Drejtuesi i shoqatës “Bashkarisht Mundemi”, z. Shpendi Salija, shprehu mirënjohje për aktivitetin e Kompanisë  mediatike Flaka Mediu Group – FMG, për aktivitetit e ndërmarrë.

“Agjencia e lajmeve Flaka dhe portali informativ Gostivari Sot dhuruan vauçerë me vlerë prej 500 denarë për engjujt e Shoqatës për Persona me Nevoja të Posaçme “Bashkarisht Mundemi”. Në emër të këtyre engjuve dua të faleminderoj përzemërsisht stafin e kompanisë Flaka Mediu Group – FMG,  për kujdesin e treguar”, u shpreh Salija. 

Drejtuesit e  Kompanisë  mediatike Flaka Mediu Group – FGM , u zotuan që kjo nismë të bëhet traditë dhe në të ardhmen për festa të tilla të gëzohen fëmijët e shoqatës “Bashkarisht Mundemi”.

Aktiviteti u realizua në mjediset e qendrës tregtare ETC në Gostivar, një kompani gjigande tashmë e mirënjohur në vendin tonë. Me vauçerët e ndara, fëmijët mund të blinin artikuj sipas dëshirës në ETC, konform vlerës së vauçerit.

Në shenjë mirënjohjeje, drejtuesit e Shoqatës për Persona me Nevoja të Posaçme “Bashkarisht Mundemi”, me një solemnitet rasti ndau mirënjohje për mediat elektronike që funksionojnë në suaza të Kompanisë  mediatike Flaka Mediu Group. Flaka & Gostivari Sot 

Desk
By Desk December 29, 2019 12:38