Fondi Saudit paguan 300 mln paund për Njukasëllin

Desk
By Desk April 20, 2020 20:33

Fondi Saudit paguan 300 mln paund për Njukasëllin

Miliarderët nga Arabia Saudite kanë kryer tashmë pagesën prej 300 milionë paund për të marrë pronësinë e skuadrës nga Premier Liga, Njukasëll.

Paratë tashmë janë shkëmbyer dhe dokumentat janë nënshkruar, derisa procesi i sipërmarrjes pritet të zgjasë deri në katër javë.

Nëse gjithçka shkon në rregull siç është planifikuar, Fondi saudit do të jetë pronar i 80% të aksioneve derisa nga 10% do t’ kenë Amanda Stavelej dhe David e Simon Reuben.

Ndryshe Yasir Al-Rumayyan do të bëhet kryetari i ri i Njuksaëllit, nëse arrihet marrëveshja.

Desk
By Desk April 20, 2020 20:33